Aktualitet

Dhunimi i 28-vjeçares në Tiranë, Policia e Shtetit del me një sqarim: Morëm masa për sigurimin e jetës së vajzës dhe familjarëve

Në pranga ka përfunduar autori dhe 4 personat që e përkrahën.

17 Prill 2023, 12:55 Nga A.B
Dhunimi i 28-vjeçares në Tiranë, Policia e Shtetit del me
Dhunuesi, viktima dhe avokati

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë sërish me një tjetër sqarim mbi dhunimin e 28-vjeçares nga partneri i saj. Sipas tyre, në pranga ka përfunduar autori dhe 4 personat që e përkrahën. Në lidhje me vajzën e dhunuar, Policia bën të ditur se është marrë në mbrojtje së bashku me familjen e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me ngjarjen e dhënë për shtyp ditën e djeshme, mbi rastin e dhunimit të një shtetaseje, ju sqarojmë se:

28-vjeçarja është paraqitur për ndihmë në shërbimet e emergjencës mjekësore me datë 15.04.2023, ku është njoftuar dhe Policia, dhe me marrjen e këtij informacioni, Komisariati i Policisë Nr. 2 ka reaguar menjëherë me profesionalizëm për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin G. G., 31 vjeç, i cili është arrestuar pak orë pas shpalljes në kërkim. Gjithashtu, në lidhje me këtë rast janë arrestuar për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", shtetasit B. N., dhe A. Sh., si dhe për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", shtetasit B. K., dhe E. K. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj.

Gleard Gusholli, 31-vjeçar, nga Tirana ka mbajtur për një javë të mbyllur partneren e tij, 28-vjeçare. E reja u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, duke u qëlluar me mjete të forta, grushta dhe këmbë karrigeje.  Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.

Autori, së bashku me 4 persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi këto të fundit nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë./Dosja.al

merret peng 28-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll