Aktualitet

Dhunë ndaj nënës, bashkëshortes dhe vëllait, arrestohen tre persona në Tiranë

Është arrestuar një 38 vjeçar në Tiranë që ka dhunuar nënën dhe një tjetër është vënë në pranga në Rrogozhinë pasi akuzohet se ka rrahur vëllain e tij.

17 Prill 2023, 11:56 Nga A.B
Dhunë ndaj nënës, bashkëshortes dhe vëllait, arrestohen
Policia

TIRANË-Tre persona janë arrestuar nga Policia pasi kanë dhunuar anëtarë të familjes. Kështu, sipas forcave blu, në pranga ka përfunduar një 41 vjeçar në Institut pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Po ashtu, është arrestuar një 38 vjeçar në Tiranë që ka dhunuar nënën dhe një tjetër është vënë në pranga në Rrogozhinë pasi akuzohet se ka rrahur vëllain e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Y. M., 41 vjeç, banues në Institut, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. K., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

dhune ne familje

Sondazh

Poll