Aktualitet

Radhë të gjata automjetesh në dalje të Kapshticës, problem pala greke, punon vetëm me një sportel

Nga autoritetet bëhet me dije se në doganën shqiptare po punohet me 6 sportele, konkretisht 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

17 Prill 2023, 12:17 Nga k.m.
Radhë të gjata automjetesh në dalje të Kapshticës,
Foto ilustruese

KAPSHTICË- Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në dalje të Shqipërisë në doganën e Kapshticës. Kjo pasi emigrantët shqiptarë largohen nga Shqipëria për në Greqi, pas përfundimit të pushimeve për Pashkët. Nga autoritetet bëhet me dije se në doganën shqiptare po punohet me 6 sportele, konkretisht 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

Por radhët më të mëdha janë shkaktuar edhe kësaj herë për shkak të palës greke, që punon vetëm me një sportel. Situata e radhëve të gjata pritet të shtohet në orët në vijim, pasi shqiptarët që kanë hyrë përllogariten në afro 20 mijë shtetas.

 

kapshtice

Sondazh

Poll