Bota

Kritiku britanik i Kremlinit dënohet me 25 vjet burg, akuzohet për tradhti

Ish-gazetari dhe politikani ruso-britanik është akuzuar për tradhti dhe dhe akuza të tjera të lidhura me kritikat e tij ndaj luftës në Ukrainë.

17 Prill 2023, 11:07 Nga f.i
Kritiku britanik i Kremlinit dënohet me 25 vjet burg, akuzohet për
Vladimir Kara-Murza

RUSI- Aktivisti i opozitës Vladimir Kara-Murza, 41-vjeç është dënuar me 25 vjet burg. BBC raporton se ish-gazetari dhe politikani ruso-britanik është akuzuar për tradhti dhe dhe akuza të tjera të lidhura me kritikat e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Gjatë seancës gjyqësore në Moskë Kara-Murza i ka pranuar akuzat ndaj ti dhe nuk ka shprehuar se nuk ndihet i penduar për asgjë.

"Unë pajtohem për çdo fjalë që kam thënë. Jo vetëm që nuk pendohem për këtë, por jam krenar për këtë”,- është shprehur ai.

Kara-Murza si një kundërshtar politik i Vladimir Putin për vite, ka folur hapur kundër kreut të Rusisë dhe ka luajtur një rol kyç në bindjen e qeverive perëndimore për të sanksionuar zyrtarët rusë për abuzime të të drejtave të njeriut dhe korrupsion.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2023, 10:08 k.m.

Silvio Berlusconi del nga terapia intensive

Silvio Berlusconi ITALI- Pas 12 ditësh, ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi largohet nga reparti i terapisë intensive të San ...