Bota

Zjarr në kufirin e Francës me Spanjën, digjen mbi 9500 hektarë bimësi

Rreth 300 banorë të zonës u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Prefektuar njoftoi se zjarri ende nuk është vënë nën kontroll, por situata është stabilizuar në kushtet e mbrojtjes së banorëve dhe pronës.

17 Prill 2023, 10:57 Nga f.i
Zjarr në kufirin e Francës me Spanjën, digjen mbi 9500
Zjarr ne Francë

FRANCË- Më shumë se 9,500 hektarë bimësi u dogjën të dielën në Pirenejtë e Francës jugperëndimore, ku shpërtheu zjarri i parë i madh i vendit për vitin 2023. Mediat e huaja raportojnë se sipas prefekturës flakët kaluan kufirin me Spanjën.

Rreth 300 banorë të zonës u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Prefektuar njoftoi se zjarri ende nuk është vënë nën kontroll, por situata është stabilizuar në kushtet e mbrojtjes së banorëve dhe pronës.

Më herët, ministri i Brendshëm Gerald Darmanen njoftoi se flakët ishin përhapur “në një sipërfaqe prej 9,300 hektarësh në Pirenejtë lindorë” dhe se “300 njerëz duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre”. Brigada e zjarrfikësve foli mbrëmë për një sipërfaqe prej 9500 hektarësh.

Thatësira në Pirenejtë lindorë, e lidhur me ndryshimet klimatike, ka shkaktuar tashmë kufizime dhe tensione. Katër fshatra kanë mbetur pa ujë të pijshëm që nga e premtja, ndërsa fermerët kanë frikë se mbijetesa e tyre është në rrezik pasi fillon pranvera historikisht e thatë.

zjarr ne kufirin france-spanje digjen 9500 hektare

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2023, 10:08 k.m.

Silvio Berlusconi del nga terapia intensive

Silvio Berlusconi ITALI- Pas 12 ditësh, ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi largohet nga reparti i terapisë intensive të San ...