Bota

Emergjenca e emigrantëve në Itali/ 1000 të ardhur nga Afrika, 200 të tjerë prekin sot tokën në Sicili

Ndërkohë 200 emigrantë të shpëtuar priten sot rreth 170 milje në jug të brigjeve të Sicilisë juglindore.

17 Prill 2023, 10:48 Nga f.i
Emergjenca e emigrantëve në Itali/ 1000 të ardhur nga Afrika, 200
Anije emigrantësh

ITALI- Në Itali vazhdon emergjenca e emigrantëve. Mediat vendase raporojnë se vetëm të dielën kishte pothuajse një mijë të ardhur nga brigjet afrikane. Ndërkohë 200 emigrantë të shpëtuar priten sot rreth 170 milje në jug të brigjeve të Sicilisë juglindore.

“Porti i caktuar është rreth 50 orë më larg se një port sicilian. Në bord ka njerëz që kanë kaluar vuajtje të padëgjuara, dhunë, tortura, zhvatje. Mbajtja e tyre në det për më shumë orë është vërtet ligësi e pajustifikuar”,- tha kreu i misionit Emanuele Nannini.

Mijëra njerëz kanë pushtuar pikën e nxehtë të Lampedusa, e cila mund të strehojë vetëm disa qindra emigrantë. Rajoni ka ndihmuar emigrantët duke iu dhënë batanije, këpucë, ushqime në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Njerëzit e shpëtuar vijnë nga vende të shënuara nga emergjenca të rënda humanitare, duke përfshirë Bregun e Fildishtë, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Nigerinë, Palestinën, Sudanin, Somalinë. Life Supportit i është caktuar porti i Marina di Carrara i cili është rreth tre ditë lundrim nga vendi ku ndodhi shpëtimi.

emigrantet ne itali

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2023, 10:08 k.m.

Silvio Berlusconi del nga terapia intensive

Silvio Berlusconi ITALI- Pas 12 ditësh, ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi largohet nga reparti i terapisë intensive të San ...