Sport

Bayern në kërkim të “spiunit”! Prej 13 vitesh nuk po e gjen dot, ai zbuloi edhe zënkën Mane-Sane dhe shumë të tjera…

Me këtë dukuri janë përballur shumë të trajnerë të mëdhenj si Guardiola e Ancelotti, apo më së fundmi edhe Kovac e Nagelssmann. Por asgjë s’ka ndryshuar.

17 Prill 2023, 08:03 Nga DOSJA
Bayern në kërkim të “spiunit”! Prej 13 vitesh nuk po

GJERMANI - Klubi sportiv Bayer Munich është ndër më modernët në botë, por ka një problem… ka shumë spiunë. Ose të paktën ka një spiun që është shumë aktiv.

U bënë vite që në Bavari diskutohet për këtë problem. Me këtë dukuri janë përballur shumë të trajnerë të mëdhenj si Guardiola e Ancelotti, apo më së fundmi edhe Kovac e Nagelssmann. Por asgjë s’ka ndryshuar.

Aq sa edhe Tuchel, që ka shkuar prej më pak se një muaji, përjetoi ‘spiunimin’ e parë: “Do të ishte më mire, nëse gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes të mbeteshin aty”, deklaroi tekniku duke iu referuar episodit të zënkës, ku Mane goditi me grusht Sane.

Episodi është i rëndë, por ai ka ndodhur pas dyerve të mbyllura, larg syve të personave të jashtëm. Mjafton ky fakt i vetëm për të shpjeguar ekzistencën e një “spiuni” në klubin bavarez, pasi vetëm në pak orë më pas, incidenti i ndodhur në një mjedis të mbyllur ishte në faqet e para të gazetave në të gjithë botën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll