Sport

VIDEO / Tenisti rus bën gafën e madhe, ngatërron princeshën e Monakos… "Më falni unë jam budalla!”

Menjëherë pas atij momenti të sikletshëm, Rublev e mbylli fjalimin e tij me një mesazh të përzemërt në një sfond të ndërlikuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

16 Prill 2023, 23:04 Nga DOSJA
VIDEO / Tenisti rus bën gafën e madhe, ngatërron princeshën

MONTEKARLO - Andrey Rublev ishte i dehur nga lumturia, por edhe disi i shqetësuar gjatë fjalimit të tij si kampioni i ri i Montekarlo Masters 1000 dhe ato emocione i sollën edhe një ngatarresë. 

Rusi bëri një gabim serioz protokolli në dhënien e trofeve, duke u ngatërruar me  princeshën aktuale të Monakos, Charlène, të cilën e quante Melanie, kur në të vërtetë  Melanie-Antoinette De Massy, ​​gjithashtu një anëtare e familjes Grimaldi dhe presidente e Montekarlo Country Club, ishte në anën tjetër.

Ishte një moment i vërtetë 'sa qesharak aq edhe i sikletshëm, por Andrey, një djalë i dashur në qarkun e tenistëve, ia doli në krye, duke kërkuar menjëherë falje dhe madje duke shkuar aq larg sa të thotë se ndonjëherë mund të jetë edhe 'budalla'.

Menjëherë pas atij momenti të sikletshëm, Rublev e mbylli fjalimin e tij me një mesazh të përzemërt në një sfond të ndërlikuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

"Të jesh nga vendi nga jam dhe të kesh mbështetje ndërkombëtare në mbarë botën do të thotë shumë për mua. Faleminderit të gjithëve", tha rusi, i cili më pas u duartrokit për fjalët e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll