Sport

FOTO / Tifozët heqin pantallonat dhe mbathjet përballë sulmuesit kundërshtar që të humbiste penalltinë!

Skena e pabesueshme në Francë ku disa tifozë të Angers morën një vendim të guximshëm duke u përpjekur të bënin gjithçka për të mbajtur skuadrën e tyre që të mos pësonte një gol

16 Prill 2023, 22:53 Nga DOSJA
FOTO / Tifozët heqin pantallonat dhe mbathjet përballë sulmuesit

FRANCE - Angers 7 ndeshje para fundit të sezonit të Ligue 1 duket se është i dënuar me rënie pasi ka vetëm 14 pikë dhe është 17 pikë larg vendit të 16-të që të çon drejt shpëtimit...

Megjithatë tifozët e saj nuk e humbin guximin dhe jo vetëm e kanë ndjekur në ndeshjen si mysafir ndaj Clermont, por u siguruan që të jepnin një nga momentet më gazmore të këtij sezoni.

Angers kaloi në avantazh në minutën e 28-të me Hunou, por vendasit fituan një penallti në minutën e 33-të të cilën Grezon Quay e realizoi. Me ekzekutimin përballë turmës së Angers, këta të fundit në një përpjekje të dëshpëruar për të... shpërqendruar Quay, vendosën të...heqin pantallonat!

Megjithatë, sulmuesi 27-vjeçar i Clermont nuk u ndikua nga të pasmet që pa ndaj tij, ai goditi objektivin nga pika e bardhë dhe barazoi në 1-1.

Gjashtë minuta më vonë vendësit fituan një penallti të dytë, të cilën e realizoi Muhammed Cham Saracevic, me tifozët e Angers që mbanin pantallonat në vend, por austriaku ishte në shënjestër për të bërë 2-1 në fundin e ndeshjes!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll