Sport

Justifikimi i Xavi: "Nuk jemi mësuar të luajmë me diell!"

Trajneri e ka bërë të qartë se duhet të rikuperohen ndjesitë dhe shpreson të rikuperojë dy ose tre lojtarë për ndeshjen kundër Atléticos javën e ardhshme.

17 Prill 2023, 00:03 Nga DOSJA
Justifikimi i Xavi: "Nuk jemi mësuar të luajmë me

SPANJE - Xavi është ankuar për fushën e lojës, për ndashjen me Getafen (0-0) ndonëse nuk ka dashur ta përdorë si justifikim dhe për orarin. Trajneri e ka bërë të qartë se duhet të rikuperohen ndjesitë dhe shpreson të rikuperojë dy ose tre lojtarë për ndeshjen kundër Atléticos javën e ardhshme.

"Na ka lënduar fusha, por tashmë e dinim. Dje u stërvitëm me një fushë të thatë në Barcelonë sepse e dinim këtë situatë. Është e vështirë. Jam kritikuar shumë për sipërfaqen, por është shumë e vështirë për lojtarët që të luaj në këtë gjendje. Eshtë keq për spektaklin edhe për Getafen se ngec topi. Sot u vu re, nuk është justifikim. Duhet te rikuperojmë ndjesinë sidomos në efektivitet dhe kemi marrë një pikë aspak të lehtë. Por ne duhet të rikuperojmë ndjesitë dhe lojën më të mirë. Asgjë nuk është bërë".

Në vazhdim pas përfundimit të ndeshjes me Getafen që e mbyllën në barazim 0-0 trajneri katalanas shton: "Ne jemi mësuar të luajmë pa diell, më shumë gjatë natës. Është e qartë. Por tani vjen një tjetër në orën 16:15".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll