Sport

"Ai ma dha mua,"- ylli i PSG-së tregon, se Leo Messi ia kishte dhënë atij çmimin e lojtarit më të mirë të La Ligas…

Ylli i Paris Saint-Germain (PSG), Leandro Paredes, i cili aktualisht është i huazuar te Juventusi, së fundmi zbuloi se Lionel Messi ia kishte dhuruar atij çmimin e fituar si lojtari më të mirë të La Ligës 2020-21 kur luante me Barcelonën.

17 Prill 2023, 07:50 Nga DOSJA

"Ai ma dha mua,"- ylli i PSG-së tregon, se Leo Messi ia kishte

FRANCE - Messi iu bashkua klubit parizien pas një periudhe të shkëlqyer me Barcelonën. Argjentinasi fitoi gjithçka që duhej fituar me ‘Blaugranët’. 

Kur Messi iu bashkua klubit francez, Leandro Paredes, i cili atëhere luante për PSG-në e pyeti bashkatdhetarin e tij, nëse do t'ia dhuronte atij këtë çmim dhe Messi e bëri.

Paredes, tha së fundmi, përmes GiveMeSport, ka treguar: “Ai mbërriti në Paris, unë e pyeta nëse do të ma jepte mua atë çmim si kujtim, befas ai nuk ngurroi dhe ma dha”.

Që kur iu bashkua PSG-së, Lionel Messi ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 33 asistime në 69 ndeshje për klubin francez. Ai fitoi titullin e Ligue 1 në sezonin e tij të pare, ndërkohë që klubi parizien duket në rrugën e duhur për të fituar ligën edhe këtë sezon.

Skuadra e Christophe Galtier ka 72 pikë nga 31 ndeshje dhe mban nëntë pikë epërsi ndaj vendit të dytë RC Lens. Ata mundën Lens 3-1 në ndeshjen e tyre më të fundit. Messi ishte autor i shënimit të një goli në atë ndeshje.

"Ai ma dha mua,"- ylli i PSG-së tregon, se Leo Messi ia kishte

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll