Sport

Bayern Munich gjobit Mané me 300.000 €: "Nënshkrimi i tij konsiderohet gabim"...

'Sky Germany' supozon se senegalezi, "shumë i kritikuar" do të largohet nga klubi në verë.

16 Prill 2023, 22:11 Nga DOSJA

 

Bayern Munich gjobit Mané me 300.000 €: "Nënshkrimi i tij

GJERMANI - Vazhdojnë të dalin në dritë detaje të sulmit të Sadio Mané ndaj Leroy Sané. "Mut i zi", thuhet se Sané i ka thënë senegalezit, para se Mane ta godiste me grusht.

Pasojat (sportive) nuk pritën. Bayern e ndëshkoi Mané duke e lënë jashtë skuadrës kundër Hoffenheim.

Bayern Munich gjobit Mané me 300.000 €: "Nënshkrimi i tij

Sanksioni ekonomik nuk dihej ende, por 'Sky Germany' e ka bërë publike: ish-lojtari i Liverpool do të duhet të paguajë "më shumë se 300.000 euro" për sulmin ndaj Sané. Një gjobë historike.

E ardhmja e tij në Allianz Arena duket e komplikuar. Ai mbërriti verën e kaluar në këmbim të 32 milionëve për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Robert Lewandowski, por performanca e tij, deri më sot, ka lënë shumë për të dëshiruar.

Mané, i penguar nga dëmtimi i kokës në fibulën e djathtë, që e detyroi të humbiste Kupën e Botës, ka shënuar 11 gola dhe pesë asistime në 32 ndeshjet që ka luajtur deri më sot. “Ai është ende në kërkim të vendit të tij te Bayern”, është shprehur Oliver Kahn.

Bayern Munich gjobit Mané me 300.000 €: "Nënshkrimi i tij

Gazetari Florian Plettenberg nga 'Sky' e konsideron pothuajse të sigurt largimin e tij në verë: "Me sa dëgjoj, Bayern do të bëjë gjithçka për të hequr qafe Manen. Sipas informacioneve të mia, ai nuk përshtatet në planet e Tuchel dhe ai është një lojtar i kritikuar nga brenda.

Nënshkrimi me Mané konsiderohet një gabim, mbi të gjitha për shkak të pagës së tij, më shumë se 20 milionë euro në vit. Paraqitjet e tij zhgënjyese kanë bërë, që një shaka të qarkullojë rreth Säbener Strasse: “Bayern nënshkroi me vëllain e tij binjak, jo Sadio",-vazhdon Plettenberg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll