Sport

Ballkani i Ilir Dajës rimerr kreun e Superligës së Kosovës në javën e 29-të!

Më këtë humbje të radhës, Drenica praktikisht i ka thënë lamtumirë Superligës së Kosovës.

16 Prill 2023, 17:23 Nga DOSJA

Ballkani i Ilir Dajës rimerr kreun e Superligës së Kosovës

KOSOVE - Ballkani dhe Drita bëjnë rrokadë në krye të renditjes së Superligës së Kosovës. Skuadra nga Suhareka merr vendin e parë falë fitores 1-0 përballë Drenicës, ndërsa “Intelektualët” u ndanë në paqe me Dukagjinin në një sfidë ku nuk u shënua asnjë gol.

58 pikë ka grumbulluar ekipi i drejtuar nga Ilir Daja në 29 javë kampionat, ndërsa Drita një pikë më pak.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, golin e vetëm në përplasjen Drenica – Ballkani e realizoi Edvin Kuc në fundin e pjesës së parë.

Më këtë humbje të radhës, Drenica praktikisht i ka thënë lamtumirë Superligës së Kosovës.

Ballkani i Ilir Dajës rimerr kreun e Superligës së Kosovës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll