Sport

VIDEO / Arsenali ngec në derbin me West Ham, një assist i artë për Manchester City

Pasi e shohin veten në avantazhin e dy golave Brenda 10 minutave të para të lojës, skuadra vendase barazon shifrat dhe madje rrezikon edhe ta fitojë takimin në fund

16 Prill 2023, 16:25 Nga DOSJA
VIDEO / Arsenali ngec në derbin me West Ham, një assist i artë

ANGLI - E ka filluar mjaft mirë ndeshjenpërballë West Ham-it Arsenali, duke gjetur rrugën e dy golave në 3 minuta.

Në fillim ishin kombinimet e bukura mes lojtarëve të Mikel Artetës, asist i Ben White dhe finalizim i Gabriel Jesus që vjen pas shpinës së mborjtjes i pashqetësuar.


Ky ishte goli i nëntë sezonal për sulmuesin brazilian. Tri minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për skuadrën udhëtuese. Krosim i Gabriel Martinellit nga e majtë dhe goli i kapitenit Martin Odegaard. 0-2 për Arsenalin, që ka hedhur një hap të sigurt drejt fitores së radhës në kampionat.


Edhe pse u duk kaq e thjeshtë për kryesuesit e Premier Lague m këtë avantazh të dyfishtë Brenda 10 minutave të lojës, gjërat nuk shkuan aq thjeshtë në vazhim.

Në minutën e 33-të West Ham shënon nga pika e bardhë e penalltisë golin e pare për të ngushtuar diferencën në 1-2.


Pasi u mbyllën me këto shifra 45 minutat e para, në të dytën skuadra e Artetës pati shansin më ët mire për të çuar shifrat në 3-1, por Saka gabon nga pika e bardhë duke e çuar topin jashtë.


Në të 55-ën minut vjen goli i barazimit. Jarrod Bowen shfrytëzoi një asist të Thilo Kehrerdhe goditi fluturimthi duke befasuar “Topçinjtë”.

Me gjithë tentativat deri në vërshëllimën përfundimtare e patën të pamunur të dyja skuadrat që të nryshonin këtë barazim që padyshim dëmton më tepër Arsenalin që gjithnjë e më shumë në këtë fund të sezonit ndihet nën presionin e Manchester Cityt,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll