Sport

VIDEO / Tirana përmbys Egnatian, Abazaj heroi i bardhebluve me 2 gola, shkon në plus pesë në krye!

Eshë mbyllur në barazim 1-1 pjesa e pare e këtij takimi ku të dyja skuadrat kërkuan me doemos epërsinë

16 Prill 2023, 18:53 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana përmbys Egnatian, Abazaj heroi i bardhebluve me 2 gola,

ELBASAN - Tirana-Egnatia është sfida që do të mbyll javën e 29-të të Abissnet Superiores. Një ndeshje që merr më tepër vlera kryesisht pas reultatit negative të Partizanit.

Egnatia ja del e para të zhbllokojë takimin, kur në minutën e 20-të një inckrsion nga e majta e Duamenës finalizohet me assist prej tij në drejtim të Kasës që e ka të thjesht të shtyjë topin në rrjetë.


Megjithatë loja mbetet e hapur me dy skuadrat që luajnë në sulm në kërkim të golave de ëstë Tirana ajo që ja del Brenda 45 minutave për të barazpeshuar shifra në 1-1 falë golit të parë të Kristal Abazaj.


Me shifrat 1-1 u mbyllën 45 minutat e para që dhuruan spektakël nga të dyja ekipet në tentative për fitore dhe 3 pikë.

Në pjesën e dytë është një tjetër Tiranë. Lushkja në një superformë arrin të iniciojë golin e dytë dhe të avantazhit për bardheblutë. Një kundërsulm i shpejt i tij që shoqërohej paralelisht nga Abazaj deri në fund, sjell godin e dytë të këtij të fundit pas asistit të Lushkjes në momentin e fundit.

Një avantazh që vlen shumë për Tiranën në këtë moment të kampionatit dhe pas hapit fals të rivalit tmë të afërt Partizanit që u mbund në Lac 3-2.

Me këtë fitore Tirana shkëputet në krye me 5 pikë me Partizanin, një bonus mjaft i mirë për bardheblutë në këtë fazë të katërt edhe të fundit të kampionatit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll