Sport

VIDEO / Partizani bie në Laç, vendasit marrin fitoren e dytë radhazi, Kukësi kënaqet me një pikë përballë Vllaznisë

Pas baazimit me Egnatian, kryeqytetasit munden nga Laçi duke humbur disi terren ndaj kreut, ndërkohë që me dy fitore rradhazi me Teutën dhe kjo e sotmja e ka filluar mjaft mire Stavri Nica i rikthyer tek Laçi

16 Prill 2023, 17:12 Nga DOSJA

LAÇ - Eshtë një tjetër Laç ky që drejton tashm’ Stavri Nica, trajneri I cili ka ditur gjithmonë të bëjë kthesë në momentet e vështira të kurbinasve. Këtë here përball tyre ishte Partizani, një skuadër krejtësisht me objektiva dhe pozita të ndryshme në klasifikim.

Dhe pikërisht të kuqt e kryeqytetit kaluan të parët në avantazh në këtë ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Abissnet Superiores.

Ishte minuta 39-të kur kryeqytetasit fitojnë një 11-metërsh dhe është Da Silva ai q nuk gabon nga pika e dhe kalon në avantazh “demat”.

Megjithatë brenda pjesës së pare barazojnë vendasit, të cilët me anë të Guindo gjejnë golin për të shkuar si të barabartë në dhomat e zhveshjes.

Me fillimin e pjesë së dytë kurbinasit kanë një tjetër ritëm dhe rastet e tyre arrijnë të konkretizojnë mjaft mirë. Vetëm 3 minuta nga rifillimi i lojës në franksionin e dytë Shkurtaj shënon golin e avantazhit për Laçin.

Rreth 10 minuta më pas në të 59’ Sota shënon golin dytë për Partizanin po të pas ndërhyrjes së sistemit VAR anulohet gjithçka për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë që Guindo nga ana tjetër arrin të çojë në 3-1 shifrat për t’i dhënë ekipit të tij një siguri për fitoren.

Në mbyllje të takimit Mba shënon edhe golin e dytë për Partizanin, por pa mundur ta ndihmojë ekipin e tij që t’i evitonte këtë humbje që ndikon ndjeshëm tashmë në situatën e kreut të klasifikimit, ku garën e kanë drejtpërdrejtë me Tiranën që luan pas tyre. Nga ana tjetër Laçi merr kështu fitoren e dytë radhazi pas asaj me Teutën fundjavën e shkuar.

VIDEO / Partizani bie në Laç, vendasit marrin fitoren e dytë

Ndërkohë në të njëjtën orë, ditën e dielë, u luajt edhe ndeshja në “Kukës Arena” mes vendasve dhe Vllaznisë, e cila përfundoi me shifrat 0-0, një paraqitje e të dyja skuadrave për të mos u mundur më tepër se sa me dëshirë për të fituar.

VIDEO / Partizani bie në Laç, vendasit marrin fitoren e dytë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll