Bota

Nga akuzat tek izolimi, Eva Kaili bën rrëfimin tronditës pas daljes nga burgu: Doja të vrisja veten, mendimi i vajzës nuk më la

Eurodeputetja ka rrëfyer se nuk e ka patur aspak të lehtë qëndrimin në burg madje disa herë ka menduar vetvrasjen, por mendimet për vajzën e saj i kanë dhënë forcë.

16 Prill 2023, 15:19 Nga f.i
Nga akuzat tek izolimi, Eva Kaili bën rrëfimin tronditës pas
Eva Kaili

GREQI-Eurodeputetja greke Eva Kaili, një nga emrat kryesorë të skandalit të korrupsionit në Katargate që përfshiu Parlamentin Evropian, ka treguar detaje rreth qëndrimit të saj në burg për 4 muaj. Siç thotë edhe për mediat vendase Eva e quan atë periudhën më të vështirë të jetës së saj.

Kaili ka treguar detaje nga periudha e saj më e vështirë nga momenti i akuzave, arrestimin e partnerit të saj e deri tek vendimi me burg. Eurodeputetja ka rrëfyer se nuk e ka patur aspak të lehtë qëndrimin në burg madje disa herë ka menduar vetvrasjen, por mendimet për vajzën e saj i kanë dhënë forcë.

“Në dhjetor të vitit 2022, kur u informova nga mediat se në çfarë akuzash pretendohej se ishte i përfshirë partneri im dhe babai i vajzës sime, e gjithë ekzistenca ime u shemb, e gjithë bota u zhduk befas. Më pas erdhi izolimi dhe refuzimi absolut nga të gjithë, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, bota politike në vendin tim, miqtë, të njohurit. Ishte sikur nuk ekzistoja. E gjeta veten në burg, larg vajzës sime, vetëm me shpresën se kjo që po jetoj është një iluzion për shoqërinë. Unë flisja, bërtisja ‘jam e pafajshme’, por muret dhe hekurat nuk më dëgjojnë. Është e vërtetë, mund ta them, ka pasur momente që kam menduar t’i jap fund torturës së vetmisë shurdhuese. U tremba, nuk e bëra, mendimi i vajzës nuk më la”, -rrëfen Kaili.

Eva Kaili pas më shumë se 4 muajsh izolim është liruar nga burgu. Eurodeputetja tani është në arrest shtëpiak ku do të vëzhgohet me byzylyk elektronik, konfirmoi avokati i saj, Sven Meri. 

eva kaili

Sondazh

Poll