Aktualitet

Emigrantët kthehen për festën e pashkëve, shqiptarët ikin! Radhë kilometrike në Kapshticë e Kakavijë

Në Pikën Kufitare të Kapshticës janë regjistruar 3143 shtetas që kanë hyrë në territorin tonë, ndërsa ka patur gjithashtu 3463 shtetas që kanë dalë nga Shqipëria. Po ashtu në Pikën Kufitare të Kakavijës, rreth 20 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri përgjatë kësaj jave ndërsa 12 qytetar kanë lënë Shqipërinë përmes të njëjtës doganë në të njëjtën periudhë kohore.

16 Prill 2023, 12:22 Nga f.i
Emigrantët kthehen për festën e pashkëve, shqiptarët
Dogana Kapshticë

TIRANË- Pashkët Ortodokse kanë shtuar numrin e hyrje-daljeve në territorin e Shqipërisë gjatë kësaj fundjave. Gjithashtu shumë banorë kanë zgjedhur shtetin fqinj të Greqisë, për ta ferstuar Pashkën duke krijuar një numër të lartë të daljeve nga territori shqiptar.

Në Pikën Kufitare të Kapshticës janë regjistruar 3143 shtetas që kanë hyrë në territorin tonë, ndërsa ka patur gjithashtu 3463 shtetas që kanë dalë nga Shqipëria. Po ashtu në Pikën Kufitare të Kakavijës, rreth 20 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri përgjatë kësaj jave.

Në Pikën Kufitare të Kakavijës, pavarësisht fluksit të madh, nuk ka patur radhë të gjata pasi është punuar me 4 sportele. Të hënën pritet shtimi i fluksit pasi emigrantët përgjithësisht kthehen drejt shteti fqinj të Greqisë ku punojnë dhe jetojnë.

pashket ortodokse

Sondazh

Poll