Aktualitet

Pengmarrja e 28-vjeçares në Tiranë, identifikohen 5 autorët, mes tyre edhe partneri (EMRAT)

Bashkë me të, janë arrestuar edhe 4 të tjerë për moskallëzim krimi, të cilët janë: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi ndihmuan 31-vjeçarin duke fshehur provat në mënyrë që policia të mos binte në gjurmët e tij duke e ndihmuar të arratisej.

16 Prill 2023, 11:16 Nga A.B
Pengmarrja e 28-vjeçares në Tiranë, identifikohen 5
Policia

TIRANË- Gerald Gusholli është personi i cili mori peng bashkëjetuesen e tij në Tiranë. 31-vjeçari është vënë në prangat e policisë pasi mbajti peng të dashurën e tij për një javë në banesë dhe e dhunoi sistematikisht me sende të forta.

Bashkë me të, janë arrestuar edhe 4 të tjerë për moskallëzim krimi, të cilët janë: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi ndihmuan 31-vjeçarin duke fshehur provat në mënyrë që policia të mos binte në gjurmët e tij duke e ndihmuar të arratisej.

Të pestë, ishin banues në Tiranë në rrugën "Frosina Plaku”. Në banesën e tyre ‘blutë’ e Tiranës gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine si dhe sende të forta më të cilat 31-vjeçari kishte dhunuar sistematikisht partneren e tij./Dosja.al

gerald gusholli merret peng 28-vjecarja ne tirane besmir nurçellari erlind kateshi bledi kateshi

Sondazh

Poll