Bota

Marrëveshja e Ohrit/ Kurti: Ajo për të cilën kemi rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht jo pjesërisht

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Kurti shton se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj.

16 Prill 2023, 12:16 Nga a.l
Marrëveshja e Ohrit/ Kurti: Ajo për të cilën kemi
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Kurti shton se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj.

Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, HR/VP Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes. Takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit pritet të mbahet më 2 maj 2023. Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur. 

albin kurti

Sondazh

Poll