Sport

“Bomba” gati të shpërthejë! Në prag të ‘scudettos’, Napoli një hap larg sanksioneve

Napoli ishte i pakundërshtueshëm në garën për titullin e Serie A në sezonin 2022-2023, por skuadra italiane rrezikon të sanksionohet për shkak të një transferimi.

16 Prill 2023, 12:32 Nga DOSJA

“Bomba” gati të shpërthejë! Në prag të

ITALI - Napoli është në krye të Serisë A me 74 pikë, 16 më shumë se Lazio i vendit të dytë, por skuadra e Luciano Spallettit mund të humbasë titullin nëse skualifikohet.

Pasi Juventusi humbi 15 pikë në tabelë, për shkak të skandalit financiar në të cilin ishte përfshirë, Napoli mund të ndjekë hapat e klubit torinez dhe të rrezikojë të humbasë titullin që presin prej 33 vitesh.

Përpara ndeshjes së Napolit kundër Milanit në San Siro, për çerekfinalen e Champions League, janë kryer disa kontrolle në selinë e klubit SS Turris Calcio.

Hetuesit kërkuan detaje për transferimin e Victor Osimhen (24 vjeç), futbollisti i blerë nga Napoli në shtator 2020 nga Lille për shumën 71 milionë euro. Klubi i Torre del Greco, i cili tani luan në Serinë C, thuhet se ka qenë ndërmjetës mes dy palëve, ndaj prokurorët duan të shohin se si u kryen transferimet e Claudio Manzi, Luigi Liguori, Ciro Palmieri dhe Oresti Karnezis për Osimhen, plus një shumë parash.

Sa do të kishte paguar Napoli për Victor Osimhen

Zyrtarët e rendit besojnë se lideri i Serisë A, i cili është një hap larg fitimit të titullit, do të kishte vendosur në mënyrë fiktive rreth 14.6 milionë euro, një shumë që do ta ndihmonte Napolin të merrte licencat për të luajtur në Serie A dhe Kupat e Europës.

Në thelb prokurorët besojnë se tarifa e transferimit të Victor Osimhen do të ishte vetëm 56.4 milionë euro, jo 71.000.000 euro siç është publikuar. Dhe nëse kjo vërtetohet, klubi napolitan do të sanksionohej me zbritje pikësh dhe madje ndoshta edhe rënie nga kategoria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll