Sport

STATISTIKE/ Leo Messi gati ta ‘shkatërrojë’ rekordin e Cristiano Ronaldos!...

Leo Messi shënoi në duelin mes PSG dhe Lens, 3-1, duke barazuar rekordin e rivalit të tij Cristiano Ronaldo, për golat e shënuar në ligat më të mira evropiane.

16 Prill 2023, 11:49 Nga DOSJA

STATISTIKE/ Leo Messi gati ta ‘shkatërrojë’ rekordin e

FRANCE - Rekordi i Cristiano Ronaldos, gati për t'u thyer! Leo Messi barazoi rivalin e tij të madh. Me golin e shënuar në ndeshjen e së shtunës, Leo Messi arriti në kuotën e 495 golave në ligat kryesore të Evropës, duke barazuar kështu Cristiano Ronaldon, i cili e kishte arritur këtë shifër përpara se të nisej për në Arabinë Saudite.

Pas asistimit të Mbappe, Messi tani ka 15 gola të shënuar këtë sezon në Ligue 1. Me fanelën e Barcelonës, Leo ka shënuar hiç më pak se 474 gola.

Ecuria e Leo Messit u vu në pah edhe nga llogaria e 'Ligue 1' në Twitter, e cila theksoi se argjentinasi deri më tani ka zhvilluar 572 ndeshje në ligat më të nxehta të Evropës.

STATISTIKE/ Leo Messi gati ta ‘shkatërrojë’ rekordin e

Cristiano Ronaldo nuk është më në qendër të vëmendjes, por arritjet e tij në ligat kryesore të Evropës mbeten të paharrueshme. Si arriti portugezi në 495 gola? Në pjesën e parë te Manchester United, Cristiano shënoi 84 herë. Më pas, te Real Madrid, ai shënoi 311 gola, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit. Me të mbërritur te Juventusi, portugezi shënoi 81 gola në Serie A, për të shënuar 19 herë në periudhën e tij të dytë te United.

Aktualisht i lidhur me Leo Messin, portugezi Cristiano Ronaldo i ka të gjitha shanset për t'u kaluar nga ylli i PSG-së, i cili pritet të fitojë një tjetër titull në Francë.

Ja golashënuesit më të mirë në ligat më të mira të Evropës:

STATISTIKE/ Leo Messi gati ta ‘shkatërrojë’ rekordin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll