Sport

Ja si duket ‘viktima’ Leroy Sane, pasi u godit me grusht nga Sadio Mane në dhomën e zhveshjes së Bayern Munich!… (foto)

Leroy Sane u përfshi në një grindje me shokun e tij të skuadrës në Bayern Munich, Sadio Mane, pasi bavarezët u mundën nga Manchester City.

16 Prill 2023, 12:10 Nga DOSJA

Ja si duket ‘viktima’ Leroy Sane, pasi u godit me grusht nga Sadio

GJERMANI - Leroy Sane ishte viktima e Sadio Mane në fund të ndeshjes që Bayern Munich humbi 3-0 ndaj Manchester Cityt, në çerekfinale të Champions League. Futbollisti 27-vjeçar u godit me grusht në fytyrë nga senegalezi që mbërriti në Bundesligë në korrik 2022.

Katër ditë pas incidentit të ndodhur në fund të ndeshjes që Bayern Munich humbi ndaj Manchester Cityt, Leroy Sane u shfaq me buzë të fryrë dhe sy të mavijosur në ndeshjen ndaj Hoffenheim, e cila përfundoi me rezultatin 1- 1, në javën e 28-të të Bundesligës.

Pas incidentit të ndodhur, zyrtarët e skuadrës së kampionëve të Bundesligës, vendosën ta gjobisin sulmuesin Sadio Mane. E përditshmja gjermane Bild bëri të ditur se gjoba është 500 mijë euro, më e madhja e marrë nga një lojtar në historinë e Bayernit.

Ishte Leroy Sane ai që e shpëtoi Sadio Mane

Madje, Sadio Mane ishte një hap larg shkarkimit nga Bayern Munich pas incidentit të ndodhur në dhomën e zhveshjes gjermane, por ishte Leroy Sane, ai që ndërhyri dhe u kërkoi drejtuesve bavarezëve që të mos e ndërpresin kontratën me senegalezin.

Ndërsa Leroy Sane ishte në gjendje të luante kundër Hoffenheimit, Sadio Mane mbeti jashtë skuadrës së Bayern Munich për ndeshjen e raundit të 28-të. Sulmuesi senegalez u pezullua zyrtarisht nga Bayern për goditjen e shokut të skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll