Sport

Aksident i frikshëm në Romë! Immobile përplaset me tramvajin, ja gjendja e kapitenit të Lacios

Për fat të mirë gjendja e kapitenit të Lazios dhe e dy vajzave të tij është e mirë dhe po marin ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Bambino Gesu.

16 Prill 2023, 11:20 Nga f.i
Aksident i frikshëm në Romë! Immobile përplaset me
Ciro Immobile

ITALI- Kapiteni i Lazios, Ciro Immobile së bashku me vajzat e tij është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në Romë. Mediat vendase raportojnë se një tramvaj, i cili kaloi me semafor të kuq, u përplas me makinën e futbollistit duke e shkatërruar atë.

Për fat të mirë kapiteni i Lazios dhe dy vajzat e tij nuk kanë pësuar lëndime të rënda dhe po marin ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Bambino Gesu. Gjithashtu  dhe drejtuesi i tramvajit u transportua në urgjencë për kontrolle.

“Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu”, -tha Immobile.

Mësohet se në aksident janë përfshirë edhe makina të tjera dhe efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar incidentin.

ciro immobile

Sondazh

Poll