Bota

FOTO/ Biden shpërthen në lot, takon priftin që bekoi djalin e tij të madh para se të vdiste, presidenti: Ishte e pabesueshme! M'u duk si një shenjë

Vdekja e djalit të tij të madh tronditi presidentin, i cili në atë kohë ishte nënkryetar. Ai tha se zgjodhi të mos kandidonte për president në 2016 pjesërisht për shkak të vdekjes së Beau.

15 Prill 2023, 12:21 Nga a.l
FOTO/ Biden shpërthen në lot, takon priftin që bekoi djalin e tij
Joe Biden shpërthen në lot, takon rastësisht priftin që bekoi djalin e tij para se të vdiste

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden është përlotur gjatë një ndalese në një faltore katotile ku takoi rastësisht priftin që bekoi djalin e tij të ndjerë Beau Biden. 

Ishte e pabesueshme që e pashë. Më dukej si një shenjë”, tha Biden. 

Knock Shrine është një vend pelegrinazhi ku, sipas historisë katolike, shenjtorët Maria, Jozefi dhe Gjon Ungjilltari u shfaqën pranë një muri guri në 1879. Biden preku murin e vjetër dhe vizitoi vendin me priftin Atë Richard Gibbons.

Gibbons tha se zbuloi më herët gjatë ditës se Ati Frank O'Grady që punonte në vend ishte i njëjti që kishte kryer ritet e fundit, një ceremoni në besimin katolik që përgatit shpirtërisht njerëzit për vdekjen, për Beau-n, shkruajnë mediat e huaja. 

Është e zakonshme në besimin katolik që priftërinjtë të lëvizin në poste të ndryshme gjatë jetës së tyre në kishë. O'Grady është një ish-kapelan i ushtrisë amerikane dhe më parë ishte caktuar në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed në Bethesda, Maryland, ku Beau vdiq në vitin 2015 nga kanceri i trurit në moshën 46-vjeçare. 

"Ai më përqafoi shumë, ishte si një ribashkim. Më tha se vlerësonte gjithçka që ishte bërë. Unë nuk e kisha parë me të vërtetë për tetë vjet që kur Beau vdiq. Djali i tij Hunter ishte gjithashtu atje, kështu që ne patëm një ribashkim të vërtetë. Ai ka qenë i pikëlluar shumë, por unë mendoj se pikëllimi është duke u pakësuar pak. Ne folëm pak për atë se si pikëllimi mund të zgjasë disa vite," tha ai. 

Vdekja e djalit të tij të madh tronditi presidentin, i cili në atë kohë ishte nënkryetar. Ai tha se zgjodhi të mos kandidonte për president në 2016 pjesërisht për shkak të vdekjes së Beau. Ai flet shpesh për Beau-n, përfshirë gjatë një fjalimi në parlamentin irlandez këtë javë kur tha se ishte djali i tij ai që duhej të qëndronte atje si president. 

joe biden

Sondazh

Poll