Bota

Lula i Brazilit kritikon dollarin amerikan dhe FMN

Majtisti veteran, qeveria e të cilit kohët e fundit njoftoi një marrëveshje me Pekinin për të tregtuar në monedhat e tyre – duke hequr dorë nga dollari.

15 Prill 2023, 08:15 Nga k.m.
Lula i Brazilit kritikon dollarin amerikan dhe FMN
Lula

BRAZILIA- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva kritikoi rolin e dollarit amerikan në ekonominë botërore dhe sulmoi Fondin Monetar Ndërkombëtar gjatë një vizite zyrtare në Kinë. Majtisti veteran, qeveria e të cilit kohët e fundit njoftoi një marrëveshje me Pekinin për të tregtuar në monedhat e tyre – duke hequr dorë nga dollari.

"Pse çdo vend duhet të jetë i lidhur me dollarin për tregti?... Kush vendosi që dollari të ishte monedha (botërore)?,"-tha Lula në Shanghai.

Lula tha gjithashtu fjalë të forta për Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke aluduar në akuzat se FMN-ja detyron shkurtime tepër të ashpra të shpenzimeve për vendet me para të kufizuara, si fqinji i Brazilit, Argjentina, në këmbim të kredive të shpëtimit.

"Asnjë bankë nuk duhet të asfiksojë ekonomitë e vendeve siç po bën FMN-ja tani me Argjentinën, ose siç bëri me Brazilin për një kohë të gjatë dhe çdo vend të botës së tretë. Asnjë lider nuk mund të punojë me thikë në fyt sepse (vendi i tyre) i ka borxh para,"-shtoi ai. 

Lula, i cili mori detyrën në janar, po kërkon të ripozicionojë Brazilin si një ndërmjetës global të marrëveshjeve, duke kërkuar lidhje miqësore me homologët botëror, pas katër vitesh izolimi nën udhëheqjen e paraardhësit të tij të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro./France24

lula

Sondazh

Poll