Art&Argëtim

FOTOJA- Rihanna zbuloi (padashje) gjininë e fëmijës së dytë

Një sërë fotosh të reja duket se tradhtojnë sekretin e superyllit, pasi ajo u pikas në një butik për fëmijë në Los Anxhelos. Në foto ajo mban në duar një fustan rozë.

15 Prill 2023, 10:19 Nga k.m.
FOTOJA- Rihanna zbuloi (padashje) gjininë e fëmijës së
Rihanna

SHBA- Rihanna është duke pritur me padurim fëmijën e saj të dytë me partnerin A$AP Rocky. Këngëtarja, e cila së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, nuk e ka bërë me dije gjininë e bebit të saj.

Megjithatë, një sërë fotosh të reja duket se tradhtojnë sekretin e superyllit, pasi ajo u pikas në një butik për fëmijë në Los Anxhelos. Në foto ajo mban në duar një fustan rozë.

FOTOJA- Rihanna zbuloi (padashje) gjininë e fëmijës së
Rihanna

Ndaj dhe ka aludime se ajo do të sjellë në jetë një vajzë, ndërsa tashmë ka një djalë, të lindur në maj 2022, me A$AP Rocky, por ende nuk ia ka bërë me dije emrin. Gjatë një interviste të fundit për “British Vogue”, Rihanna u shpreh për “dëshirat” e saj të shtatzënisë dhe zbuloi se i pëlqen të hajë mandarina të spërkatura me kripë.

rihanna

Sondazh

Poll