Art&Argëtim

Telefonata e fundit mes Shakira dhe Pique ishte plot tension dhe nerva, çfarë ka ndodhur?

Një telefonatë mes Shakirës dhe Gerard Pique, pas largimit të saj nga Spanja, nuk shkoi aspak mirë dhe Pique u zemërua shumë. Një burim i afërt me këngëtaren shpjegoi se Shakira ndihej e mërzitur sepse biseda e fundit nuk ishte aspak miqësore.

15 Prill 2023, 07:53 Nga k.m.
Telefonata e fundit mes Shakira dhe Pique ishte plot tension dhe nerva,
Gerard Pique dhe Shakira

BARCELONË- Shakira së fundmi i tha lamtumirë Barcelonës dhe u transferua në Miami me dy djemtë e saj, Milanin dhe Sashën. Sipas raportimeve të medias argjentinase La Nacion, Shakira dhe familja e saj u detyruan të largoheshin nga shtëpia në pronësi të prindërve të këngëtares, për shkak të një letre dëbimi të lëshuar nga babai i ish-partnerit të saj. Kjo situatë preku edhe disa nga të afërmit më të dashur të yllit. Prindërit e saj nuk janë më në Spanjë dhe u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara për të qenë pranë vajzës së tyre në këtë fillim të ri të jetës.

Letra e dëbimit thuhet se nuk i ka pëlqyer këngëtares pasi u pa si një mënyrë e ashpër dhe e papritur për të trajtuar situatën. Shakira kishte vendosur të transferohej në Shtetet e Bashkuara më herët se sa ishte planifikuar, pasi shëndeti i babait të saj ishte përkeqësuar dhe ai kishte nevojë për trajtim që nuk e kishte në dispozicion në Barcelonë.

Një telefonatë mes Shakirës dhe Gerard Pique, pas largimit të saj nga Spanja, nuk shkoi aspak mirë dhe Pique u zemërua shumë. Një burim i afërt me këngëtaren shpjegoi se Shakira ndihej e mërzitur sepse biseda e fundit nuk ishte aspak miqësore.

“Pique është i zemëruar, ai nuk po arsyeton më me logjikë,”- shtoi burimi.

Eksperienca e hidhur me familjen e Gerard Pique-s padyshim që ka bërë të vetën tek Shakira dhe familja e saj, por këngëtarja duket e etur për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj në Miami me fëmijët e saj. Pavarësisht sfidave, ajo duket më mirë se kurrë dhe fansat e saj po presin me padurim projektin e radhës muzikor.

shakira gerard pique

Sondazh

Poll