Bota

FOTOT- Kush është brazilianja që jeton në botën e... Barbie-t

Carolina Bruna Perez është brazilianja bjonde, jeta e së cilës i ngjan asaj të kukullës së famshme.

15 Prill 2023, 08:01 Nga k.m.

FOTOT- Kush është brazilianja që jeton në botën e...

BRAZILIA- Një grua nga Brazili, e cila njihet në internet edhe si “Bruna Barbie”, ka më shumë se 20 milionë ndjekës në TikTok dhe 450 mijë në Instagram dhe është e famshme për stilin e saj të jetesës, e cila është frymëzuar nga jeta e kukullës së famshme.

Bruna Barbie tha për Daily Mail: Më ka pëlqyer gjithmonë Barbie dhe më pëlqen ngjyra rozë. Kështu që në vitet e adoleshencës vendosa të adoptoj këtë stil. Arrita në pikën ku u bëra e famshme sepse dukesha si kukulla dhe vishja të njëjtat rroba si ajo.

Ajo shtoi se kur filloi të bëhej e famshme në internet, vendosi që të gjithë jetën e saj ta bënte rozë. Bruna madje porositi arkitektë të projektonin shtëpinë e saj bazuar në shtëpitë e kukullave të viteve 1990 dhe me kalimin e viteve, ajo gradualisht e transformoi vilën e saj në shtëpinë e saj të ëndrrave.

Hapësira është e mbushur me nuanca rozë, madje ka edhe një pishinë – e cila thuhet se është e mbushur me ujë rozë. Në fotot që ajo ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, në fakt është goxha e vështirë të gjesh diçka në shtëpinë e saj që nuk është rozë. Bruna Barbie, e cila jeton në bregdetin e Paranës, Brazil, tha për mediat lokale se ishte frymëzuar nga "stili i Barbie" nga filma si "Legally Blonde" dhe "Mean Girls".

PËR MË TEPËR SHIHNI FOTOT E MËPOSHTME: 

carolina bruna perez

Sondazh

Poll