Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një parking, cilat janë dyshimet e para

28 Shtator 2019, 11:26 Nga DOSJA
Itali/ 20-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një parking,

ITALI– Një 20-vjeçar shqiptar u gjet pa jetë në një parking në qytetin e Genovas. Pas njoftimit të marrë nga kalimtarët, policia dhe 118 mjekë kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Një grua e cila po shkonte për të marrë makinën e saj në parking e pa e para të riun, të cilin u mundua që ta ndihmonte por 20-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e një frakture pas kokës.

Më vonë u mësua se i riu jetonte në zonën e Teglia, në Valpolcevera, dhe kishte me vete një çantë shpine me libra dhe shënime mbi matematikën ose fizikën.

Ndërkohë që hetimet kanë nisur menjëherë për të kuptuar shkaqet që mund të kenë sjellë vdekjen e të riut shqiptar.  Hipoteza e parë është se i riu kreu vetëvrasje duke u hedhur nga një lartësi prej 4 ose 5 metrave.

Por ajo që duket mjaft e çuditshme është fakti që ai mund të kishte hedhur veten nga e njëjta lartësi por në një mur pa mbrojtje.

Për zbardhjen e rastit kriminalistika italiane ka sekuestruar celularin e 20-vjeçarit, brenda të cilit shpresojnë që të gjejnë arsyen e vdekjes së tij.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali vdes shqiptari ne itali itali vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll