Bota

Akuzat për udhëtimet me avionë privatë të kushtueshëm, presidenti i Këshillit Evropian jep shpjegime: Duheshin!

Në një seri intervistash me mediat belge, Michel tha se liderët e BE-së i kishin kërkuar të luante një rol më të dukshëm ndërkombëtar dhe i dhanë atij "mbështetjen totale" kur mandati i tij u rinovua për dy vjet e gjysmë të tjera në mars 2022.

14 Prill 2023, 19:50 Nga k.m.
Akuzat për udhëtimet me avionë privatë të
Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka mohuar faturat "ekstravagante" të udhëtimit, pasi përdorimi i tij i avionëve privatë u vu nën shqyrtim. Michel, i cili është përgjegjës për organizimin e samiteve të BE-së, tha se faturat e tij të udhëtimeve ishte më e lartë se e paraardhësve të tij për shkak të kërkesave për të përfaqësuar Evropën gjatë pandemisë së koronavirusit dhe luftës në Ukrainë.

Në një seri intervistash me mediat belge, Michel tha se liderët e BE-së i kishin kërkuar të luante një rol më të dukshëm ndërkombëtar dhe i dhanë atij "mbështetjen totale" kur mandati i tij u rinovua për dy vjet e gjysmë të tjera në mars 2022.

Komentet e tij erdhën pasi Le Monde raportoi për përdorimin e avionëve të kushtueshëm privatë, për udhëtime të shkurtra në Paris, si dhe në qytete të tjera Berlini dhe Vjena. Sipas një dokumenti të botuar në faqen e tij të Këshillit Evropian, Michel fluturoi nga Brukseli në Paris në shkurt për një takim mbi luftën kundër terrorizmit në Sahel, me një kosto prej 4,379 € (3,867 £), në vend që të merrte shërbimin e trenit të shpejtë, në një udhëtim 1 orë e 22 minuta. Ai përdor në mënyrë rutinore avionë privatë, të cilët janë deri në 14 herë më ndotës për çdo pasagjer sesa fluturimet komerciale, për udhëtimet e tij në selinë e dytë të Parlamentit Evropian në Strasburg, me kosto që variojnë nga 1,283 deri në 9,049 euro vetëm për biletën e tij të kthimit. Le Monde raportoi se kostoja totale e avionit privat në darkën e Parisit për të diskutuar Sahel ishte 35,750 €, ndërsa fatura vetëm për një udhëtim në Strasburg ishte 35,000 €.

Nëntorin e kaluar, një udhëtim me avion privat duke çuar Michelin dhe shoqëruesit e tij në Pekin për të takuar udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, kushtoi 460,000 €; vetëm shpenzimet e udhëtimit të Michel 32,895 € u deklaruan publikisht. Në atë kohë, disa diplomatë të lartë të BE-së 'ngritën vetullat' në udhëtim, pasi Michel udhëtoi pa presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas Politico, zyrtarët e këshillit kanë parashikuar një buxhet udhëtimesh prej 1.9 milionë eurosh për Michel në vitin 2024. Duke folur për gazetën e përditshme belge Le Soir, Michel as i konfirmoi dhe as nuk i mohoi këto shifra, por mbrojti koston e udhëtimeve të tij, të cilat përshkruhen si "misione" në zhargonin e BE-së.

“Kushton më shumë se më parë sepse e kërkon situata. Por këto nuk janë shpenzime ekstravagante. Është thjesht domosdoshmëri për të nderuar veprimin ndërkombëtar në interes të Evropës. "Ka më shumë misione, kështu që ka më shumë shpenzime,”- tha ai.

Psh. takimi në Kinë kishte qenë "krejtësisht thelbësor" dhe bëri të mundur rifillimin e një dialogu për të drejtat e njeriut me Pekinin. Një burim i afërt me Michel tha për Le Monde se nuk ishte e mundur të rezervohej një fluturim komercial, pasi kjo do të kërkonte karantinë dy-javore sipas rregullave të Kinës për koronavirusin.

Michel është "kreu i tretë me kohë të plotë" i Këshillit Evropian dhe ka për detyrë të kryesojë samitet evropiane dhe të përfaqësojë politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Megjithatë, ka një tension të brendshëm me zyrtarë të tjerë të lartë, duke përfshirë Von der Leyen në komision dhe shefin e çështjeve të jashtme të BE-së, aktualisht Josep Borrell.

Michel ka kërkuar një profil më të madh në skenën ndërkombëtare sesa paraardhësit e tij. Ai është përpjekur të ndërmjetësojë Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe ka kërkuar t'i japë fund krizës politike në Gjeorgji. Pas takimit me Xi vitin e kaluar, Michel tha se ai i kërkoi udhëheqësit kinez të përdorte ndikimin e tij me Rusinë mbi luftën në Ukrainë.

Ish-kryeministri belg do të jetë 48 vjeç kur të tërhiqet në vjeshtën e vitit 2024 dhe shihet gjerësisht si në kërkim të një pune tjetër ndërkombëtare, si për shembull të bëhet shefi i ardhshëm i politikës së jashtme të BE-së. Ai nuk pranoi të tërhiqej, duke thënë: Ata që shpërndajnë këto thashetheme anonime nuk synojnë asgjë të mirë./TheGuardian

charles michel

Sondazh

Poll