Bota

Teixeira lihet në paraburgim/ Seanca e rradhës në 19 prill, Prokurori: Sipas 'Aktit të Spiunazhit' ai rrezikon 10 vite burg

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha në një deklaratë të shkurtër se, sipas Aktit të Spiunazhit 21-vjeçari rrezikon 10 vite burg. 

14 Prill 2023, 18:46 Nga a.l
Teixeira lihet në paraburgim/ Seanca e rradhës në 19 prill,
Jack Teixeira

SHBA- Gjatë seancës së shkurtër në Gjyaktën e Boston, Jack Teixeira u përball me dy akuza për publikimin e dokumenteve të klasifikuara në internet, 'mbajtja dhe transmetimi i paautorizuar i informacionit të mbrojtjes kombëtare' dhe 'heqja dhe mbajtja e paautorizuar e dokumenteve ose materialeve të klasifikuara'. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha në një deklaratë të shkurtër se, sipas Aktit të Spiunazhit 21-vjeçari rrezikon 10 vite burg. 

Gjykatësi caktoi një seancën e radhës për Teixeira të mërkurën. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri atëherë. 21-vjeçari foli vetëm në dy raste, duke u përgjigjur me një “po” të thjeshtë kur u pyet nëse e kuptonte të drejtën e tij për të heshtur.

Arrestimi i Jack Teixeira 

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

jack teixeira dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll