Bota

Kalon reforma e pensioneve në Francë/ Gjykata Kushtetuese jep "ok" për rritjen e moshës në 64 vjeç

Në mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të detyruar kalimin e reformës për nevojën e votimit në Kuvend.

14 Prill 2023, 18:13 Nga k.m.
Kalon reforma e pensioneve në Francë/ Gjykata Kushtetuese jep
Emmanuel Macron

FRANCË- Gjykata franceze mbështet rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Vendimi i Gjykatës ka hedhur poshtë ofertën e kundërshtarëve për referendum.

Por Gjykata Kushtetuese ka bërë me dije se disa nene në projektligj kishin të meta ligjore. Në mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të detyruar kalimin e reformës për nevojën e votimit në Kuvend. Ndërsa prej janarit janë mbajtur 12 ditë protesta kundër propozimit të presidentit Emmanuel Macron, i cili propozon se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit./BBC

emmanuel macron

Sondazh

Poll