Bota

Danimarka krahë Ukrainës në luftën me Rusinë, javët e ardhshme do të dërgojë 19 sisteme artilerie 'Ceaser'

Qeveria e vendit njoftoi në janar se do të dorëzonte sistemet e artilerisë, pas kërkesës së Kievit në Kopenhagë. 

14 Prill 2023, 19:13 Nga a.l
Danimarka krahë Ukrainës në luftën me Rusinë,
Foto ilustruese

DANIMARKË- Ministria daneze e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina do të marrë 19 sisteme artilerie Cezar të prodhimit francez në javët e ardhshme. Qeveria e vendit njoftoi në janar se do të dorëzonte sistemet e artilerisë, pas kërkesës së Kievit në Kopenhagë. 

Sipas guvernatorit të rajonit Donetsk, një sulm me raketa ruse në ndërtesa të larta ka vrarë pesë civilë dhe ka plagosur 15 në Ukrainën lindore. Pavlo Kyrylenko beson se një fëmijë dhe shtatë persona të tjerë mbeten nën rrënojat në Sloviansk, pas shpërthimeve rreth orës 16:00 me kohën lokale. Rreth pesë ndërtesa të larta, pesë shtëpi, një dyqan, një klub dhe tre makina janë dëmtuar, ka postuar ai në Telegram.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll