Bota

ME VIDEO/ Momenti që u shpëtoi kamerave, po mbërrinte në gjykatë me pranga në duar, babai i Teixeira-s i jep kurajo të birit: Të dua Jack!

Jack Teixeira u përball me dy akuza për publikimin e dokumenteve të klasifikuara në internet, 'mbajtja dhe transmetimi i paautorizuar i informacionit të mbrojtjes kombëtare' dhe 'heqja dhe mbajtja e paautorizuar e dokumenteve ose materialeve të klasifikuara'.

14 Prill 2023, 18:57 Nga a.l
ME VIDEO/ Momenti që u shpëtoi kamerave, po mbërrinte në
Jack Teixeira

SHBA- Pak para se 21-vjeçari, Jack Teixeira të mbërrinte në gjykatën në Boston me pranga në duar dhe veshjen e një të burgosuri, për publikimin e informacioneve sekrete të Pentagonit, prindërit e tij kanë pritur para gjykatës për t'i dhënë kurajo të birit. 

Të dua”, i ka bërtitur babai i tij në gjykatë, ndërkohë Teixeira është paraqitur para një gjykate në Boston për të mësuar mbi akuzat ndaj tij.

"Të dua, Jack!", i përsëriti ai. I riu iu përgjigj: “Edhe unë të dua babi”.

Jack Teixeira u përball me dy akuza për publikimin e dokumenteve të klasifikuara në internet, 'mbajtja dhe transmetimi i paautorizuar i informacionit të mbrojtjes kombëtare' dhe 'heqja dhe mbajtja e paautorizuar e dokumenteve ose materialeve të klasifikuara'. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha në një deklaratë të shkurtër se, sipas Aktit të Spiunazhit 21-vjeçari rrezikon 10 vite burg. Gjykatësi caktoi seancën e radhës për Teixeira të mërkurën. Deri atëherë, ai do të qëndrojë në paraburgim. 

jack teixeira dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll