Bota

'Kishte frikë t'i merrte dokumentet nga puna...'/ PROVAT në Gjykatë: Teixeira i futi me nxitim në xhep dhe i çoi në shtëpi për t'i fotografuar

Dokumentet dukeshin sikur ishin palosur me nxitim dhe ishin futur në xhep përpara se të hiqeshin nga vendi i sigurt. 

14 Prill 2023, 18:09 Nga a.l
'Kishte frikë t'i merrte dokumentet nga puna...'/ PROVAT
Arrestimi i Jack Teixeira

SHBA- Një anëtar i grupit të bisedave në platformën 'Discord' që drejtohej nga 21-vjeçar Jack Teixeira, i arrestuar për publikimin e dokumenteve sekrete të Pentagonit, ka dëshmuar se Teixeira kishte frikë të transkriptonte dokumentet në punë, kështu që ai i mori dhe i fotografoi në shtëpi. Hetuesit nuk përmendën emrin e anëtarit të grupit që FBI-ja mori në pyetje. 

Rrjedhjet përfshinin foto të dokumenteve të rrethuara nga objekte të tjera të rastësishme, të tilla si çanta me zinxhir dhe ngjitës Gorilla. Dokumentet dukeshin sikur ishin palosur me nxitim dhe ishin futur në xhep përpara se të hiqeshin nga vendi i sigurt. 

Arrestimi i Jack Teixeira 

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

jack teixeira dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll