Bota

Teixeira del para gjykatës, hetuesit nxjerrin provat: Filloi të postonte informacionet sekrete që në dhjetor të 2022

Sipas zyrtarëve amerikanë, shumë nga dokumentet e zbuluara të lidhura me rastin e Teixeira, të cilat u postuan në serverin online 'Discord', u shënuan si Top Sekret. 

14 Prill 2023, 17:45 Nga a.l
Teixeira del para gjykatës, hetuesit nxjerrin provat: Filloi të
Gjykata në Boston

SHBA- Prokuroria ka paraqitur në gjykatë prova që 21-vjeçari Jack Teixeira ka publikuar informacione sekrete nga Pentagoni. Sipas Prokurorisë, Teixeira dyshohet se filloi të postonte dokumente të klasifikuara në internet rreth dhjetorit 2022.

Sipas dokumentit, 21-vjeçari ka patur aksesueshmëri në informacionet top-sekrete për shkak të rolit të tij në IT me Gardën Kombëtare Ajrore që nga viti 2021. 

Ai gjithashtu kishte akses të ndarë (SCI) në programe të tjera shumë të klasifikuara. Sipas zyrtarëve amerikanë, shumë nga dokumentet e zbuluara të lidhura me rastin e Teixeira, të cilat u postuan në serverin online 'Discord', u shënuan si Top Sekret. 

Arrestimi i Jack Teixeira 

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

jack teixeira dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll