Bota

Publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit, Jack Teixeira njihet me akuzat në Gjykatë

Ai është njohur me akuzuat nga Prokuroria,  për 'mbajtje dhe transmetim të paautorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare', si dhe 'heqje të paautorizuar të informacionit të klasifikuar dhe materialeve të mbrojtjes'.  

14 Prill 2023, 17:41 Nga a.l
Publikoi dokumentet sekrete të Pentagonit, Jack Teixeira njihet me akuzat
Jack Teixeira

SHBA- Vijon senca gjyqësore në Boston, ndaj 21-vjeçarit Jack Teixeira i arrestuar për rrjedhjen masive të dokumenteve të klasifikuara amerikane. Ai është njohur me akuzuat nga Prokuroria,  për 'mbajtje dhe transmetim të paautorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare', si dhe 'heqje të paautorizuar të informacionit të klasifikuar dhe materialeve të mbrojtjes'.  

Arrestimi i Jack Teixeira 

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

dokumentet e pentagonit jack teixeira

Sondazh

Poll