Bota

Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Pentagoni, platforma sociale 'Discord' bashkëpunon me FBI-në për arrestimin e 21-vjeçarit Jack Teixeira

Zëdhënësi i 'Discord' tha se ka ndaluar përdoruesit e përfshirë në shpërndarjen e informacionit të klasifikuar, ka fshirë përmbajtjen kundër kushteve të shërbimit dhe ka lëshuar paralajmërime për ata që kanë vazhduar të ndajnë dokumentet. 

14 Prill 2023, 17:26 Nga a.l
Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Pentagoni, platforma sociale
Jack Teixeira

SHBA- 'Discord', platforma sociale ku u postuan për herë të parë dokumentet e klasifikuara, tha se po bashkëpunon me FBI-në pas arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore në lidhje me rrjedhjet.

Teixeira dyshohet se është udhëheqësi i një grupi bisedash në 'Discord' ku u postuan dokumentet, shkruan CNN. 

"Ne jemi të vetëdijshëm se zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë arrestuar individin e akuzuar për postim të paligjshëm të materialeve të klasifikuara në platformën tonë. Ne kemi bashkëpunuar me zyrtarët dhe mbetemi të përkushtuar ta bëjmë këtë ndërsa ky hetim vazhdon. Ndërsa Discord vendos një premium mbi privatësinë e përdoruesve tanë, ne besojmë se platforma jonë u shërben më së miri nevojave të të gjithëve kur angazhohemi kolektivisht në sjellje të përgjegjshme në internet.  Kushtet tona të shërbimit ndalojnë shprehimisht përdorimin e Discord për qëllime të paligjshme ose kriminale, që përfshin ndarjen e dokumenteve në Discord që mund të klasifikohen në mënyrë të verifikueshme", thanë zyrtarët amerikanë.

Zëdhënësi i 'Discord' tha se ka ndaluar përdoruesit e përfshirë në shpërndarjen e informacionit të klasifikuar, ka fshirë përmbajtjen kundër kushteve të shërbimit dhe ka lëshuar paralajmërime për ata që kanë vazhduar të ndajnë dokumentet. 

Arrestimi i Jack Teixeira 

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

jack teixeira

Sondazh

Poll