Bota

"Hungaria nuk do ta lejojë...”/ Orban: Amerika dëshiron të na detyrojë të gjithëve të shkojmë në LUFTË

Ai tha se nëse do të ketë një luftë botërore, ajo do të jetë bërthamore, duke paralajmëruar rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit në Ukrainë.

14 Prill 2023, 17:06 Nga a.l
"Hungaria nuk do ta lejojë...”/ Orban: Amerika dëshiron
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez tha SHBA-ja nuk është e bashkuar dhe se ka imazhin e një vendi të ndarë me dallime të mëdha politike partiake. 

"Me të drejtë presim që SHBA-ja të marrë parasysh situatën e veçantë të Hungarisë. Ne ishim në anën e paqes dhe ja ku duam të qëndrojmë", tha Orban.

Ai tha se nëse do të ketë një luftë botërore, ajo do të jetë bërthamore, duke paralajmëruar rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit në Ukrainë. Orban tha se situata në atë vend po përkeqësohet çdo javë, ndërsa rreziku i përshkallëzimit të luftës po rritet, shkruajnë mediat e huaja. Ai shtoi se raportet tregojnë se Britania po dërgon municione me uranium të varfëruar në frontin në Ukrainë, ndërsa Rusia po vendos armë taktike bërthamore në Bjellorusi. 

hungari viktor orban

Sondazh

Poll