Bota

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Analiza e The Guardian: Aleati i Rusisë, Vuçiç mohon furnizimin me armë të Ukrainës

The Guardian citon deklaratën e Vuçiç, ndërsa në fund shton se përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi komb evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës. 

14 Prill 2023, 16:52 Nga a.l
Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Analiza e The Guardian:
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Rrjedhja e dokumenteve sekrete të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane ka qenë së fundmi në qendër të mediave ndërkombëtare. Nga informacionet e publikuara, mediumi Retuers publikoi një artikull ku referuar dokumenteve, zbulohej se Serbia do të dërgonte armë në Ukrainë, me konkretisht në Kiev. Në një takim të zhvilluar dje në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, lideri serb hodhi poshtë të dhënat e publikuara nga mediumi, duke deklaruar se Serbia nuk ka dërguar dhe nuk do të dërgojë armë në Ukrainë. Deklarata e presidentin serb, ka marrë vëmendjen e mediave britanike. The Guardian ka publikuar sot një artikull ku shkruan se presidenti serb, aleati i Rusisë ka mohuar të dërgojë armë në Ukrainë. Prestigjozja citon deklaratën e Vuçiç, ndërsa në fund shton se përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi komb evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës. 

SHKRIMI I PLOTË:  

Presidenti serb thotë se vendi i tij nuk i ka shitur armë Ukrainës dhe nuk do ta bënte një gjë të tillë, pasi një raport i Pentagonit i zbuloi se Beogradi kishte rënë dakord t'i jepte armë Kievit, sipas raporteve të mediave të huaja.

“Serbia nuk ka e as nuk do të eksportojë armë në Ukrainë ,” u tha Aleksandër Vuçiç gazetarëve të enjten, sipas agjencisë së lajmeve Beta.

Ai shtoi se kombi ballkanik, një aleat tradicional rus, "nuk ka dhe nuk do të dërgojë" municion as në Ukrainë, as në Rusi .

"Nuk ka asnjë letër që do të tregonte diçka të tillë."

Reuters raportoi të mërkurën se dokumenti i klasifikuar i Pentagonit pretendonte se Serbia "ka pranuar të furnizojë me armë Kievit ose i ka dërguar ato tashmë". Agjencia e lajmeve tha se nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumentit.

Ministri serb i mbrojtjes, Milos Vuçeviç, hodhi poshtë me shpejtësi akuzat dhe tha se vendi i tij "nuk ka dhe nuk do t'i shesë armë as Ukrainës dhe as Rusisë".

“Dikush padyshim synon të tërheqë Serbinë në atë konflikt, por ne i përmbahemi politikës sonë në mënyrë të vazhdueshme,” tha ai në një deklaratë.

Raporti i Pentagonit i zbuluar është një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për stërvitje ushtarake dhe "ndihmë vdekjeprurëse", sipas raporteve të mediave.

Përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi komb evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Por vendi, i cili aspiron të anëtarësohet në BE, ka mbështetur disa rezoluta të OKB-së kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. 

Disa ditë më parë Reuters publikoi një artikull të bazuar mbi dokumentet që kanë rrjedhur nga Pentagoni, ku sipas tyre Serbia i ka dërguar armë Ukrainës. Dokumenti, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Pretendimet janë hedhur poshtë nga lideri serb, Aleksandër Vuçiç. 

aleksander vucic

Sondazh

Poll