Bota

Me pranga në duar, 21-vjeçari Jack Teixeira mbërrin në Gjykatë

Jack Teixeira, i dyshuari kryesor për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara, ka hyrë në sallën e gjyqit në Boston. Ai është vënë përballë gjykatësit të magjistraturës David Hennessy në Boston. 

14 Prill 2023, 17:35 Nga a.l
Me pranga në duar, 21-vjeçari Jack Teixeira mbërrin në
Jack Teixeira

SHBA- Jack Teixeira, i dyshuari kryesor për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara, ka hyrë në sallën e gjyqit në Boston. Ai është vënë përballë gjykatësit të magjistraturës David Hennessy në Boston. 

21-vjeçari i Gardës Kombëtare të Masaçusets Ajrore hyri në sallën e gjyqit me pranga në duar i veshur me një këmishë të kuqe dhe pantallona nga qendra e paraburgimit, si dhe me çizme hiking. 

Nadine Pellegrini, shefja e Njësisë së Sigurisë Kombëtare për Zyrën e Prokurorit të SHBA-së në Qarkun e Massachusetts, është ulur në tryezën e prokurorisë. Në sallën e gjyqit në Boston të pranishëm ishin tre familjarët e të riut. Kur Teixeira hyri në sallën e gjyqit, ai nuk i shikoi anëtarët e ulur përballë gjykatësit. 

Arrestimi i Jack Teixeira 

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

jack teixeira dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll