Bota

Meksikë/ Gjenden 343 emigrantë në rimorkion e braktisur të një kamioni, mes tyre 103 fëmijë të braktisur

Ata u gjetën në një rrugë të përbashkët që përdorej për të çuar emigrantët në kufirin amerikan.

14 Prill 2023, 16:21 Nga a.l
Meksikë/ Gjenden 343 emigrantë në rimorkion e braktisur të
Emigrantë

SPANJË- Më shumë se 340 persona janë gjetur në një rimorkio kamioni të braktisur në Vreacruz, mes të cilëve 103 fëmijë të pashoqëruar. Mediat e huaja raportojnë se, emigrantët ishin nga Guatemala, Hondurasi, El Salvador dhe Ekuador. 

Instituti Kombëtar i Migracionit të Meksiksës njoftoi se gjithsej 343 persona u gjetën në automjet të dielën mbrëma. Ata u gjetën në një rrugë të përbashkët që përdorej për të çuar emigrantët në kufirin amerikan.

Emigrantët mbanin byzylykë të koduar me ngjyra për t'i identifikuar ata si klientë të kontrabandistëve.  Për migrantët do të kujdeset shërbimet sociale meksikane derisa të vendoset statusi i tyre. Të dhënat e patrullës kufitare të marra nga CBS Neës në tetor tregojnë se të paktën 853 emigrantë vdiqën duke u përpjekur të kalonin kufirin SHBA-Meksikë në mënyrë të paligjshme në 12 muajt e mëparshëm.

Patrulla Kufitare e SHBA-së kapi një rekord 2.2 milionë emigrantë në kufirin jugperëndimor në të njëjtën periudhë. Duke ikur nga varfëria dhe dhuna në Amerikën Qendrore, shumë migrantë pa dokumente përfundojnë duke paguar shuma të mëdha parash për kontrabandistët e njerëzve për t'i kaluar ata përtej kufirit amerikan. Vitin e kaluar, 53 emigrantë u gjetën të vdekur në një rimorkio kamioni të braktisur në shtetin amerikan të Teksasit.

emigrante ne spanje

Sondazh

Poll