Bota

Eksperimenti në Spanjë! Atletja sheh diellin pas 500 ditëvë në shpellë

Flamini, një sportiste elitare e alpinizmit, e cila të shtunën më 20 nëntor 2021 hyri në një shpellë në një thellësi 70 metra jashtë Granadës, pa asnjë kontakt me botën e jashtme.

14 Prill 2023, 16:13 Nga k.m.
Eksperimenti në Spanjë! Atletja sheh diellin pas 500 ditëvë
Beatrice Flamini

SPANJË- Beatrice Flamini kaloi 500 ditë të jetës së saj në një shpellë në Spanjë, por tani, ajo ka dalë në sipërfaqe. Flamini, një sportiste elitare e alpinizmit, e cila të shtunën më 20 nëntor 2021 hyri në një shpellë në një thellësi 70 metra jashtë Granadës, pa asnjë kontakt me botën e jashtme.

Tani, atletja duhet të zbulojë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën pasi ka "humbur" ngjarje të tilla si lufta në Ukrainë dhe vdekja e mbretëreshës Elizabeth. Beatrice Flamini duke marrë pjesë në një eksperiment që u monitorua nga afër nga shkencëtarët, duke kërkuar të mësojë më shumë rreth aftësive të mendjes njerëzore dhe ritmeve cirkadiane, pra çdo procesi biologjik që shfaq një ndryshim gjatë një periudhe 24-orëshe.

Alpinistja elitare, siç raportohet nga ekipi i saj mbështetës, ka thyer një rekord botëror për kohën më të gjatë të kaluar në një shpellë. Ajo ishte 48 vjeç kur hyri në shpellë dhe festoi dy ditëlindje e vetme. Ajo nisi sfidën e saj të shtunën, më 20 nëntor 2021, përpara nisjes së luftës në Ukrainë, krizës së kostos së jetesës, përfundimit të pandemisë së Covid-19 dhe vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Përvojën ajo e përshkroi si "të shkëlqyer", ndërsa para gazetarëve shtoi: Kam një vit e gjysmë të heshtur, nuk flas me askënd përveç vetes. Humbas ekuilibrin, prandaj më mbajnë. Nëse më lejoni të bëj dush – nuk kam prekur ujë për një vit e gjysmë – do të shihemi pas pak. A është në rregull kjo me ju?

Flamini e kalonte kohën e saj nën tokë duke bërë ushtrime për ta mbajtur atë në formë dhe të zënë, duke pikturuar dhe duke thurur kapele leshi. Ajo mori dy kamera GoPro për të dokumentuar kohën e saj brenda shpellës, 60 libra dhe 1000 litra ujë.

Ajo u vëzhgua nga një ekip psikologësh, studiuesish, speleologësh - specialistë në studimin e shpellave - dhe trajnerë fizikë që vëzhguan çdo lëvizje të saj, megjithëse ata kurrë nuk patën kontakt me të. Ata studiuan efektin e izolimit social dhe çorientimit ekstrem të përkohshëm në perceptimin e njerëzve për kohën, ndryshimet e mundshme neuropsikologjike dhe konjitive që njerëzit i nënshtrohen në kushte të tilla ritmeve irkadiane dhe gjumit.

beatrice flamini

Sondazh

Poll