Aktualitet

35-vjeçarja nga Kosova përfundon në spital bashkë me tre fëmijët e mitur, shkak, pishina e një hoteli në Kavajë

Ajo është dërguar në spital bashkë me tre fëmijët, ku dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

14 Prill 2023, 11:26 Nga F.M
35-vjeçarja nga Kosova përfundon në spital bashkë me tre
Foto Ilustruese

KAVAJË- Një grua 35-vjeçare ka përfunduar në spital bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. E reja nga Kosova kishte ardhur të pushonte në Shqipëri, por është sëmurur teksa qëndronte në pishinën e brendshme të hotelit. Ajo është dërguar në spital bashkë me tre fëmijët, ku dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Njoftimi: 

Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

policia e kavajes

Sondazh

Poll