14 Prill 2023, 10:37
Nga I.A
Kurti dhe Abazovic
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit me homologun e tij nga Mali i Zi Dritan Abazoviç tha se fokus i takimit ishte raportet ndërshtetërore mes dy vendeve. Kurti në një konferencë për media ka thënë se e gëzon fakti që Mali i Zi i ka ratifikuar tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai po ashtu tha se marrëveshja e nënshkruar për shërbime ajrore është hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës e ajrore mes dy republikave Kosovë–Mali i Zi.
“Marrëveshja me Malin e Zi, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta”, ka thënë Kurti.
Kurti po ashtu tha se është mirënjohës ndaj shtetit malazez i cili në luftën e fundit në Kosovë u bë strehë e shumë refugjatëve nga Kosova. Ai po ashtu tha se sot qytetarët e Kosovës, jo vetëm që shkojnë në Mal të Zi për të pushuar në bregdet, por edhe janë investitorë ekonomik.
“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim kryeministrin Abazoviç me të cilët biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve. Mundësitë e mira për dy vendet tona ishin në fokus të këtij takimi. Mali i zi e njohu Kosovën në vitin 2008. Jemi mirënjohës që në kohëra më të vështira Mali i Zi u bë strehë për Kosovën në shpëtimin për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga regjimi i Millosheviqit…Qytete të shumta i hapën zemrat duke i strehuar refugjatët nga Kosova…Sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë pushuar në bregdetin e Malit të Zi, por janë edhe investitorë të rëndësishëm të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona…Sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen e sigurinë”, ka thënë Kurti
albin kurti dritan abazoviç
Aktualitet
14 Prill 2023, 10:35
F.M
Arben Ahmetaj
TIRANË- Seanca për shqyrtimin e ankimin të ish-ministrit Arben Ahmetaj do të shqyrtohet më 26 prill në orë...
Aktualitet
14 Prill 2023, 10:26
F.M
Aksidenti në Prrenjas
PRRENJAS- Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka nd...
Aktualitet
14 Prill 2023, 09:45
F.M
Fëmijët tek qendra
VLORË- Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet pas shkeljeve të gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit n&eum...
Aktualitet
14 Prill 2023, 09:39
F.M
Rinas
TIRANË- Një 57-vjeçare është vënë në pranga pasi ka tentuar të largohet nga Shqipëria me një...
Aktualitet
14 Prill 2023, 09:17
F.M
Dibër
DIBËR- Rruga e Arbrit është bllokuar për shkak të resjeve të dëborës. Në njoftimin e policisë ...
Aktualitet
14 Prill 2023, 09:12
F.M
Deti
VLORË- Është anuluar lundrimi detar që ishte planifikuar të bëhej gjatë ditës së sotme për linjë...
Aktualitet
14 Prill 2023, 09:06
F.M
Librazhd
LIBRAZHD- Dëborë në pranverë! Zonat malore të Librazhdit janë zbardhur këtë mëngjes nga dëbora....
Aktualitet
14 Prill 2023, 09:02
F.M
Paund
TIRANË- Një 39-vjeçar anglez dhe një 32-vjeçare italiane janë proceduar penalisht pasi kanë tentuar të fu...
Aktualitet
14 Prill 2023, 08:59
F.M
Aksidenti
DURRËS- Tre makina janë përplasur këtë mëngjes në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ...
Aktualitet
14 Prill 2023, 08:12
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se takimet mes politikanëve realizohen zakonisht në det, shumë larg bregut, në...