Aktualitet

Anulohet lundrimi për linjën Vlorë-Brindisi, dallgëzimi në det shkon deri në 7 ballë, pezullohet lundrimi dhe për peshkarexhat

Era e fortë që ka përfshirë gjirin e Vlorës dhe dallgëzimit në det që shkon në 6-7 ballë nuk e ka lejuar tragetin të dalë në det të hapur.

14 Prill 2023, 09:12 Nga F.M
Anulohet lundrimi për linjën Vlorë-Brindisi, dallgëzimi
Deti

VLORË- Është anuluar lundrimi detar që ishte planifikuar të bëhej gjatë ditës së sotme për linjën Vlorë Brindisi. Shkak janë bërë ndryshimet e papritura të motit. Era e fortë që ka përfshirë gjirin e Vlorës dhe dallgëzimit në det që shkon në 6-7 ballë nuk e ka lejuar tragetin të dalë në det të hapur.

Gjithashtu është pezulluar dhe lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat. Sipas informacioneve kapitaneria do qëndrojë i pezulluar deri në një njoftim të dytë.

moti 14 prill 2023

Sondazh

Poll