Aktualitet

Dëbora bllokon Rrugën e Arbrit, policia apelon: Ndiqni aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz

14 Prill 2023, 09:17 Nga F.M
Dëbora bllokon Rrugën e Arbrit, policia apelon: Ndiqni aksin rrugor
Dibër

DIBËR- Rruga e Arbrit është bllokuar për shkak të resjeve të dëborës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se të gjithë drejtuesit e mjeteve që duan të  lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Njoftimi i policisë Dibër:

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojn për pastrimin dhe hapjen e saj. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

Sondazh

Poll