Aktualitet

Sekuestrohen 40 mijë paund në Rinas, italiania dhe anglezi tentuan t'i fusnin në Shqipëri duke i fshehur në trup

Paratë u sekuestruan.

14 Prill 2023, 09:02 Nga F.M
Sekuestrohen 40 mijë paund në Rinas, italiania dhe anglezi tentuan
Paund

TIRANË- Një 39-vjeçar anglez dhe një 32-vjeçare italiane janë proceduar penalisht pasi kanë tentuar të fusin 40 mijë paund në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se anglezi me inicialet W. A., po futej në Shqipëri me 20 mijë paund të fshehura në trup. Ai u procedua në gjendje të lirë.

Gjithashtu dhe italianes me inicialet E. M., 32 vjeçe iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 000 paund. Edhe për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për italianen që rezultonte banuese në Londër. Paratë u sekuestruan.

Njoftimi Rinas:

Intensifikim kontrollesh në hyrje/dalje, duke përdorur pajisjet bashkëkohore dedektuese, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Evidentohen dhe goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente false. Tentuan të hynin në vendin tonë, me nga 20 000 paund secili, të fshehura në trup, procedohen penalisht një shtetas anglez dhe një shtetase italiane, si dhe sekuestrohet shuma 40 000 paund. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve dhe mallrave, kanë konstatuar 2 raste të këtyre paligjshmërive, konkretisht:

-Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit anglez W. A., iu gjetën të fshehura në trup, 20 000 paund. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin anglez W. A., 39 vjeç, banues në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.

-Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik, shtetases italiane E. M., iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 000 paund. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen italiane E. M., 32 vjeç, banuese në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

paund ne rinas

Sondazh

Poll