Aktualitet

"Ik te shefi"/ Artan Hoxha tregon si u zhvillua takimi i politikanit kosovar tek Gjiri i Lalëzit: I dhanë mbathje plazhi, kishin frikë nga përgjimi

Hoxha tha se personi në fjalë, e takoi njeriun për të cilin kishte ardhur, vetëm pasi kishte veshur rroba banjoje dhe ishin larguar mbi 100 metra nga bregu i detit.

14 Prill 2023, 08:12 Nga F.M
"Ik te shefi"/ Artan Hoxha tregon si u zhvillua takimi i politikanit
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se takimet mes politikanëve realizohen zakonisht në det, shumë larg bregut, në mënyrë që biseda e zhvilluar mes personave të caktuar, të mos ketë mundësi të përgjohet. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha e ky ka qenë rasti i një politikani nga Kosova që ka ardhur të zhvillojë një takim në Gjirin e Lalëzit. Hoxha tha se personi në fjalë, e takoi njeriun për të cilin kishte ardhur, vetëm pasi kishte veshur rroba banjoje dhe ishin larguar mbi 100 metra nga bregu i detit. Sipas tij, zhurma në det nuk të lejon të dëgjosh asgjë nga biseda.

Pjesë nga biseda;

Artan Hoxha: E mban mend një fotografi që e patëm sjellë, që bëhej një takim i rëndësishëm i politikanit tonë të Kosovës? Ku bëhej? Bëhej në Gjirin e Lalëzit, 100 metra thellë në det. Pse bëhej aq thellë? Sepse në det, me rroba banjo bëhej. Në det, zhurma e valëve, zhurma që krijon ambienti e bën të pa…

-Tani të vjen një flutur, ku e kam fluturën? Ti je atje, vjen kjo. Ti thua erdhi mushkonja, ajo edhe në det të kap, të grin.

Klodiana Lala: Të filmon, bisedat nuk t’i dëgjon. Sepse është shumë e vështirë në det.

Artan Hoxha: Ka shumë zhurmë. Fevzi, t’i jepnin mbathjet, vinte tjetri për takim. Të thoshin ke mbathje plazhi? Jo. Të jepnin mbathje plazhi, të thoshte bodyguard-i shko takoje shefin atje thellë, 100 metra në det. Që të flisje me shefin. Po në det, sepse se kapte asnjë lloj përgjuesi ambiental.

artan hoxha

Sondazh

Poll